Horoskopi sot, e hënë 26 qershor 2017

Horoskopi sot, e hënë 26 qershor 2017
Dashi

Ditë shumë e mirë për ju, do të jeni të përkushtuar ndaj një reflektimi dhe një zënkë me partnerin nuk do ju shqetësojë shumë. Për beqarët, një njohje e re dhe dikush që do të angazhohet emocionalisht me një person. Por asgjë definitive.

Demi

Bukurinë kursejeni sot vetëm për personin e duhur. Luaj kartat tuaja pa droje, me ndjenjat nuk është shaka. Beqarët do të kenë alternativa të ndryshme për të kaluar një ditë të qetë dhe paqësore me miqtë.

Binjakët

Ju jeni ende në një fazë ku mbretërojnë grindjet dhe diskutimet. Kur dukej se çdo gjë ishte zhdukur prej kohësh, përsëriten keqkuptimet me partnerin tuaj. Venusi moderon sulmet e xhelozisë për beqarët dhe hedh dritë mbi dyshimet e disa njerëzve.

Gaforrja

Në dashuri një Venus i mirë do t'ju japë shumë kënaqësi. Kjo është një epokë e artë për Erosin dhe bollëku juaj do ta çojë  partnerin tuaj në fantazi më të nxehtë. Beqarët do të jenë kapriçozë dhe plot gjallëri e do të duan të dalin për ‘gjueti’ e aventura.

Luani

Ditë e mbarë nga pikëpamja sentimentale dhe ardhja e verës do të bëjë që ju të ndjeheni më të prirur për gjeste dashurie. Bëjini përshtypje një personi të dashur me një surprizë. Sukses i madh për beqarët.

Virgjëresha

Nëse ju jeni në çift do të jetoni momente të pasionit të madh me partnerin tuaj. Sot, megjithatë përkeqësohet qëndrimi i një personi që e keni njohur kohët e fundit e do ju vërë në siklet. Zemrat e vetmuara do të marrin një ftesë për darkë e cila do të jetë shumë e mirëpritur. Kjo ishte ajo që ju prisnit.

Peshorja

Në dashuri, kureshtja dhe dëshira janë ngjitëse. Ju do të jeni të papërmbajtshëm dhe do të jetoni emocionet të shkëlqyera. Sot do të jetë një kohë e mirë edhe për beqarët të cilët dëshirojnë të gjejnë nëse ka një dashuri që është duke pritur për ta.

Akrepi

Dashuria joharmonike dhe Venusi në kundërshtim, do bëjnë që marrëdhëniet sentimentale të prishen. Lërini pas dore ato dhe rivendosni harominë e munguar në çift. Yjet janë të favor sot me beqarët të cilët janë entuziastë dhe kanë një dëshirë të madhe për argëtim.

Shigjetari

Për shkak të disa tranziteve negative në shenjën tuaj, disponimi juaj nuk është i mirë. Dyshimet rriten, por ju jini këmbëngulës dhe kjo do të përmirësojë marrëdhëniet. Venusi hap dritën për beqarët dhe erotizmi do të shkëlqejë me ngjyra të ndritshme.

Bricjapi

Sot Venusi do të jetë në anën tuaj për zbutjen e tensioneve dhe do të keni sukses. Ju do të përjetoni një ditë emocionesh të forta në sajë të marrëveshjes që gjendet me një personin tuaj të dashur. Zemrat e vetmuara do të jenë të zënë me një njohje të re. Diçka po ndodh!

Ujori

Jupiteri në kërkim të temperamentit tuaj të ngrohtë dhe freskisë me partnerin, do t’ju shkrijë si bora në diell. Kohë e madhe për të planifikuar një pushim. Beqarët do të kapërcejnë një moment nervozizmi për shkak të afërsisë me një person  të dashur.

Peshqit

Dorëzojiuni gëzimeve të dashurisë, ndjenjat e mira do të marrin përsipër realitetin. Marrëveshja me partnerin është e lartë, më shumë se kurrë dhe kjo për ju është një e mirë e madhe! Beqarët do të jenë duke luftuar me një miqësi që duket të jetë diçka më shumë. Hetojeni mirë terrenin para se ta falni zemrën tuaj.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: