Ikën Ronaldo, vjen Mbappe te Real Madrid? Perez: S’ka oferta për Cristianon

Ikën Ronaldo, vjen Mbappe te Real Madrid? Perez: S’ka oferta për Cristianon
Largimi i mundshëm i Cristiano Ronaldo dhe interesimi për yje të tjerë të futbollit europian Mbappe e Donnarumma, janë çështje dite në kampin e kampionëve të Europës, Real Madrid.

Pas rizgjedhjes si president i “Los Blancos” deri në vitin 2021, Florentino Perez, flet për “Marca” mbi lëvizjet në merkato. Cristiano Ronaldo, i cili akuzohet ditët e fundit nga drejtësia spanjolle edhe për evazion fiskal, ka indinjuar edhe presidentin Perez:

“Duhet të bisedoj me të. Nuk jemi takuar akoma sepse nuk dua ta shqetësoj tani që është i grumbulluar dhe i fokusua në kombëtaren e Portugalisë. Nuk di asgjë se çfarë kanë shkruar apo thënë të tjerët, por mendoj se Ronaldo është personi që është ndier më keq nga kjo histori. Jam dakord me të: disa media e kanë konsideruar kriminel, ndërkohë që një person i ndershëm profesionalisht si ai e ka të vështirë ta kuptojë këtë sjellje. Prezumimi i pafajësisë në këtë rast nuk është marrë në konsideratë.”

Për të ardhmen e portugezit te Real Madrid, Perez nuk ka dyshime:

“Nuk kemi marrë asnjë ofertë. Ajo që mendojmë është që Ronaldo është futbollist i Realit të Madridit dhe do të mbetet i tillë si lojtarët e tjerë. E përsëris nuk kanë ardhur oferta për të.”

Real Madrid jo vetëm nuk lëshon lehtë lojtarët më të mirë, por nuk mund të qëndrojë pasiv ne merkato për të afruar të tjerë yje të kontinentit. Cilat janë ata?

“Po ndjekim me shumë vëmendje Mbappenë, portierin e Milanit, Donnarumma dhe Vinicius, apo edhe të rinj të tjerë premtues. Reali i Madridit do ta shfaqë interesimin në momentin e duhur. Te klubi ynë kanë ardhur gjithmonë futbollistët më të mirë në botë.” 

Fakti që menaxher i Dunnarummës është Mino Raiola, nuk përbën problem për presidentin Perez.

“Përveç rastit Pogba, nuk kemi patur mundësi për të biseduar me të për lojtarët e tij. Vitin e kaluar ishte e pamundur, të shohim çfarë do të ndodhë këtë verë. Kur Zidane të përfundojë me pushimet, do të mësojmë se çfarë mendon ai për Donnarummën.”

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: