Instrumentistet italiane “sollën” Enio Morriconen në Vlorë

Instrumentistet italiane “sollën” Enio Morriconen në Vlorë
Një atmosferë me shumë emocione shoqëroi koncertin e Ansamblit Instrumental Italian “Le Muse”, në sallën e Teatrit “Petro Marko” në qytetin e Vlorës, të mbushur plot me artdashës.

Ky koncert, organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë solli në këtë qytet “Le Muse”, një ansambël instrumental i përbërë nga instrumenstise femra, të rritura dhe formuara artstikisht në grupin historik “Rondo Veneziano”.

Formacioni që drejtohej nga maestro Andrea Albertini, u prezantua përpara artdashësve vlonjatë me repertorin e zgjedhur nga krijimtaria e Enio Morricone, duke veçuar kolonat zanore më të famshme të tij, që shtrihet në një hark kohor nga vitet ’60-të, deri në ditët e sotme, me kolonën zanore që fitoi Çmimin Oscar në vitin 2016.

“The Hateful Eight”, “Per un pugno di dollari”, “Il buono, il brutto e il cattivo”, “C’era una volta al West”, “Indagine su un cittadino al di sopra di ogni sospeto”, “Giu’la testa”, “Sacco e Vanzetti”, “C’era una volta in America”, “Mission”, “Nuovo Cinema Paradiso” dhe “Malena”, me regji të emrave të njohur si Sergio Leone, Giuliano Montaldo, Giuseppe Tornatore, ishin disa prej filmave të njohur tashmë për publikun e gjerë, por që u sollën për auditorin përmes kolonave të tyre zanore, interpretuar me mjeshtëri të lartë artistike nga instrumentistet italiane.

Mes tyre, kolona zanore e filmit “Sacco e Vanzetti”, “Per un pugno di dollari”, etj, u pritën me mjaft ngrohtësi nga publiku, që i shoqëroi ato me duartrokitje të vazhdueshme.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: