Ishte larguar prej tre ditësh nga banesa në Himarë, i moshuari gjendet i mbytur në kanal

Ishte larguar prej tre ditësh nga banesa në Himarë, i moshuari gjendet i mbytur në kanal
Një i moshuar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Himarë.

Policia njofton se rreth orës 07:36 është gjetur i mbytur në një kanal shtetasi me inicialet  L.A rreth 66 vjeç, banues në Borsh.

Nga dëshmitë e familjarëve, ky shtetas vuante nga shëndeti mendor dhe i kishte humbur kontaktet me familjarët që para 3 ditësh, pasi ishte larguar nga banesa.

Policia dhe grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: