Itali, policia gjen 2 kg kokainë në shtëpinë e shqiptarit

Itali, policia gjen 2 kg kokainë në shtëpinë e shqiptarit
Një 37-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane në Rimini pasi u kap me një sasi prej 2 kg lëndësh narkotike e tipit kokainë.

Policia e vëzhgonte shqiptarin prej kohësh teksa ai kryente transportin në rrugë, teksa në momentin kur ai po bisedonte me një person për t’i dhënë dozën e kokainës, policia ka ndërhyrë duke e arrestuar.

Më pas, është bërë kontroll edhe në shtëpinë e shpërndarësit, ku policia ka gjetur të fshehur një sasi prej 2 kg lëndësh narkotike e llojit kokainë në një dollap të vendosur në tarracën e shtëpisë së tij.

Droga ishte e ndarë në 14 doza, ndërsa i janë gjetur edhe 1.145 euro të përfituara nga veprimtaria e jashtëligjshme. si dhe materiale të ndryshme që shërbejnë për paketimin e lëndëve narkotike.

/f.c/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: