Jennifer Lopez, ditë pushimesh me të dashurin dhe fëmijët

Jennifer Lopez, ditë pushimesh me të dashurin dhe fëmijët
Këngëtarja e popit, Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj, Alex Rodriguez kaluan një ditë të mrekullueshme të dielën në pishina me fëmijët e tyre.

Ajo ka publikuar në Instagram-in e saj një foto ku ata dukeshin shumë të lumtur. Në foto duket i dashuri i saj Alex me dy vajzat e tij dhe Jennifer me fëmijët e saj.

Edhe pse kanë vetëm pak kohë së bashku, të dy kanë krijuar një marrëdhënie aq serioze, sa kanë vendosur që të krijojnë një miqësi edhe mes fëmijëve të tyre.

Shumë pozitive ishin komentet e fansave të cilët i urojnë më të mirën dhe shpresojnë se së shpejti do organizojnë një dasmë e më pas të bashkëjetojnë të gjithë të lumtur.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: