Johnny Depp kërkon të ribashkohet me ish të shoqen

Johnny Depp kërkon të ribashkohet me ish të shoqen
Johnny Depp është penduar e urojmë mos jetë tepër vonë. Pas dështimit mes polemikash dhe skandalesh, të martesës së tij me aktoren me te cilën tradhtoi ish bashkëshorten, ai dëshiron që të ndezë romancën me këngëtaren franceze Vanessa Paradis, dashurinë më të gjatë të jetës së tij, pasi e kuptoi që ajo ishte personi i duhur për të.

Ylli i shumë filmave hollivudianë mesa duket ndihet shumë i vetmuar dhe thuhet se i ka kërkuar Vanessa Paradis që të kthehet me të 5 vite pas ndarjes.

“Johnny tani e ka kuptuar që Vanessa është i vetmi person që mund ta mbajë atë nën kontroll dhe i vetmi person që mund ta kuptojë,”-raportojnë burimet mediatike të kronikës rozë.

Burime nga familja thonë se ka një mundësi që ata të kthehen së bashku sepse këngëtarja gjithmonë e ka mbështetur aktorin.

“Vanessa ka qenë gjithmonë atje për Johnny-n dhe gjithmonë do të qëndrojë pranë tij.”

(burimi, aceshowbiz.com)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: