Kampionati shqiptar vlen 50 mln euro, Latifi më i çmuari, Partizani më i pasuri

Kampionati shqiptar vlen 50 mln euro, Latifi më i çmuari, Partizani më i pasuri
Foto: Stafi i Partizanit sot në Ohër, ku i pranishëm ishte edhe Luciano Moggi, drejtor sportiv

Kategoria Superiore për sezonin që u mbyll kap afërsisht vlerën e 50 mln eurove. Kjo vlerë llogaritet nga totali i të gjithë futbollistëve të ekipeve të Kategorisë Superiore.

Sipas rifreskimit të faqes së specializuar të transferimeve të lojtarëve, transfermarkt.de, shifrat që kap Kategoria Superiore është më pak sa gjysmë e vlerës së kartonit të Paul Pogba, i cili kaloi për një shifër rekord sezonin e kaluar te Manchester United, me mbi 100 mln euro.

Megjithatë, me këtë shifër, Kategoria Superiore ka lënë pas kampionate të vendeve të tjera si Sllovakia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Maqedonia, Moldavia, Finlanda etj.

Para Shqipërisë ndodhet Sllovenia (60 mln euro), Bosnia (68 mln euro), Bjellorusia (70 mln euro), Hungaria (80 mln euro) etj.

Futbollisti me i shtrenjtë i kampionatit shqiptar Liridon Latifi i Skënderbeut, 825 mije euro, i dyti Calen Ekuban (750 mijë) dhe Alban Hoxha (600 mijë euro). Të tre këta lojtarë kërkojnë të largohen sezonin tjetër nga ekipet e tyre të sezonit të fundit, për një ligë evropiane.

Skuadra më e shtrenjtë në Superirore është Partizani (7,5 mln euro) e ndjekur nga Skënderbeu (6,8 mln euro) dhe në vend të tretë ekipi kampion i Kukëssit (5,2 mln euro).

 

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: