Kapen me kokainë në çorape, dënohen në Angli dy shqiptarët (edhe një vajzë)

Kapen me kokainë në çorape, dënohen në Angli dy shqiptarët (edhe një vajzë)
Dy shqiptarë u kapën me 1 kg kokainë dhe u dënuan nga gjykata, pasi besohet nga hetuesit britanikë se ishin pjesë e një grupi të organizuar që merret me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Artan Markaj, 23-vjeç, i cili jetonte në Barnet dhe Marsela Kreka, 30-vjeçe, Enfield, të dy shtetas shqiptarë, janë dënuar me nga 6 vjet e nëntë muaj burg dhe tetë vjet secili.

Ata u kapën nga policia, në kushtet e flagrancës, qershorin e kaluar.

Markaj u arrestua sapo la shtëpinë dhe hipi në një makinë që drejtohet nga Marsela Kreka.

Oficerët britanikë besonin se ai kishte fshehur lëndën narkotike poshtë palltos dhe e ndaluan atë bashkë me 30-vjeçaren.

Atyre iu bllokua 1 kg kokainë e pastër e mbledhur në çorape pas kontrollit, që ishte e fshehur poshtë stolit të pasagjerit.

Pas kontrollit në banesën e Markaj, në Barnet, policia gjeti edhe një sasi tjetër 4.5 kg të pastër, si dhe 11 mijë paundë të fshehur në një vend të posaçëm që kishte hapur poshtë dritares së dhomës së gjumit.

Vlera e drogës që iu kap, nëse do të shitej, llogaritej të kapte vlerën e 800 mijë eurove.

Markaj pranoi se mbante letra greke të falsifikuara, por në të vërtetë ishte shtetas shqiptar.

Ai u deklarua fajtor për trafik droge, posedimin e një dokumenti të rremë identifikimi dhe pastrim parash.

Marsela Krekës iu gjet si poseduese e patentës emri i një rumuneje, Maria Danciu, të cilën ajo pretendoi se ishte identiteti i saj i vërtetë.

Hetimet konfirmuan se ishte një falsifikim.

Ajo mohoi të ishte trafikant droge në gjykatë, por megjithatë u dënua nga jë juri.

Zyrtari i lartë i hetimit,  Kevin Gee tha:

“Nëse Markaj dhe Kreka do të kishin pasur sukses, lënda narkotike do të kishte përfunduar në rrugët e qytetit dhe do të gjeneronte përfitime të mëdha kriminale.

“Nga puna jonë, kemi goditur një pjesë të vogël të këtij grupi të organizuar kriminal dhe aftësinë e tyre për të shkaktuar dëme të mëtejshme.”

Çifti shqiptar u dënua të martën nga Gjykata “Wood Green Crown”.

Artikulli dhe foto (Artan Markaj) marrë nga barnet-today.co.uk

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: