Karriera e Edi Ramës: 14 vjeç basketbollist...53 vjeç bëhet “shofer”

Karriera e Edi Ramës: 14 vjeç basketbollist...53 vjeç bëhet “shofer”
Kryeministri Edi Rama e pranon se po bëhet “shofer”, teksa me shumë gjasa do ta ketë i vetëm timonin e qeverisjes pas zgjedhjeve të ardhshme.

Ai ka renditur profesionet gjatë karrierës së tij, si sportist, artist e politikan, teksa këtë radhë pranon se do të bëhet shofer, duke postuar edhe një foto ilustruese në profilin e tij Facebook.

Kur janë numëruar 73 për qind e votave në rang vendi, PS numëron deri tani 73 mandate, PD 44 mandate, LSI 18 mandate, PDIU 4 mandate dhe PSD 1 mandat.

Kur mbeten edhe 27 për qind trendi është i qartë, që PS po shkon drejt objektivit me mbi 70 mandate në Kuvendin e Shqipërisë, çka do t’i jepte Ramës të drejtën ta formojë i vetëm qeverinë e re pa nevojë me aleanca.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: