Kate Winslet dëshiron një rikthim me Leonardo Di Caprio

Kate Winslet dëshiron një rikthim me Leonardo Di Caprio

Gjatë një interviste për “E! News”, aktorja Kate Winslet ka deklaruar se shpreson të kthehet shpejt të punojë me Leonardo Di Caprio, me të cilin ka një marrëdhënie mjaft të  mirë miqësore.

“Për momentin nuk ka gjë në program me mua dhe Leon. Por si zakonisht do të pëlqeja të punoja me të. Por mund të ndodhë edhe kur të jemi 70 vjeç”, deklaroi aktorja.

Në 2017 bëhen 20 vjet nga dalja e “Titanik” në sallat e kinemave. Në atë kohë Kate Winslet dhe Leonardo Di Caprio ishin të rinj, ai idhull i miliona vajzave, ajo mjaft e vlerësuar nga Hollywood. Në ekranin e madh bënë për të qarë spektatorët që nuk mundën të shijonin fundin e lumtur të Jack dhe Rose.

Kate Winslet dhe Leonardo Di Caprio sërish bashkë është ëndrra e miliona fansave në të gjithë botën që do të donin edhe njëherë të dy aktorët në krah të njëri tjetrit. Për momentin na takon të kryqëzojmë gishtat dhe të shpresojmë t’i shikojmë të lumtur e të kënaqur , të paktën në një film.  m/j

Shpërndajeni me miqtë tuaj: