“Kaubojsi” pas humbjes në plazh, “S’kam jetuar nga politika e nuk do të jetoj prej saj”

“Kaubojsi” pas humbjes në plazh, “S’kam jetuar nga politika e nuk do të jetoj prej saj”
Deputeti Eduard Ndocaj, i njohur ndryshe si “Kaubojsi” nuk do të jetë në Kuvendin e ri, pasi ai nuk fitoi në zgjedhjet e fundit.

Por si e ka pritur ai rezultatin?  “S’kam jetuar nga politika e nuk do të jetoj prej saj. Jeta ime vazhdon njëlloj edhe pas zgjedhjeve!” – ka shkruar Ndocaj në profilin e tij zyrtar Facebook, duke shpërndarë edhe disa foto gjatë pushimeve që po kalon në bregdet. Me këtë mesazh mos Ndocaj ka vendosur të tërhiqet nga politka?

Ndocaj u bë deputet si pjesë e maxhorancës, por para zgjedhjeve iu bashkua kauzës së opozitës, në çadër. Në zgjedhjet e 25 qershorit Ndocaj kandidoi me partinë Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar, duke arritur një rezultat që nuk i dha shpresë për të mbetur si deputet në Kuvend.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: