Këlyshi bie në ujë, çifti i elefantëve e shpëtojnë (Video)

Këlyshi bie në ujë, çifti i elefantëve e shpëtojnë (Video)
Puna në skuadër të nderon gjithnjë. Edhe në botën e kafshëve. Prova vjen nga një çift elefantësh të rritur, që falë bashkëpunimit të menjëhershëm, kanë arritur të shpëtojnë nga mbytja këlyshin e tyre që kishte rrëshqitur në Kopshtin Zoologjik të Seulit në Korenë e Jugut. Videoja e shpëtimit u bë virale në rrjetet sociale.

I vogli po qëndronte në buzë të pishinës kur rrëshqiti dhe ra brenda në ujë. Elefanti i madh që po i qëndronte pranë, menjëherë u vu në lëvizje për ta shpëtuar.

Ndërkohë, elefanti tjetër, sapo e kuptoi që diçka nuk shkonte, u bashkua shpejt në operacionin e shpëtimit të të voglit.

Çifti i elefantëve hyri në pishinë nga ana ku uji ishte më i cekët. Ata i ngritën kokën të voglit dhe e nxorën nga pishina brenda pak sekondave. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: