Kërcënon ish-bashkëjetuesen me pistoletë, në pranga 38 vjeçari në Gramsh

Kërcënon ish-bashkëjetuesen me pistoletë, në pranga 38 vjeçari në Gramsh
Policia e Gramshit ka arrestuar një 38-vjeccar, pasi ka kërcënuarr me armë zjarri ish-bashkëjetuesen e tij.

Në  pranga ka rënë Elidon Gjonin, 38 vjeç, banues në Laprakë Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë arrestimi i tij u bë pasi më datë 26.06.2017 në një fshat të Gramshit, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri pistoletë ish-bashkëjetuesen shtetasen M.A, 30 vjeçe.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: