Klipi i ri, Ingrit Gjoni shfaqet mjaft provokuese

Klipi i ri, Ingrit Gjoni shfaqet mjaft provokuese
Këngëtarja Ingrit Gjoni ka ardhur pas shumë kohësh me një klip të ri muzikor, në të cilin shfaqet me veshje provokuese.

Ajo ka sjellë këngën ‘Fustani pika pika’ të cilën e ka sjellë në bashkëpunim me këngëtarin Gjeto Luca.

Ingriti duket shumë joshëse ndërsa ecën në breg të detit me një fustan blu dhe më pas me një fustan të kuq, ku duken qartë format e saj trupore.

Këtë herë, ka zgjedhur që të vijë me një këngë verore dhe ritmike, e cila i përshtatet më së miri stinës. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: