KOKSH zgjedh kreun e ri më 30 qershor, emrat dhe favoritët për postet drejtuese

KOKSH zgjedh kreun e ri më 30 qershor, emrat dhe favoritët për postet drejtuese
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, (KOKSH), do të mbledhë Asamblenë e Përgjithshme të Zgjedhjeve më 30 qershor.

Presidenti aktual, Viron Bezhani do të sfidohet për postin që mban aktualisht nga Ilir Trebicka.

Zgjedhjet do të mbahen në ambientet e Hotel Adriatik në Durrës.

Vojo Malo e Skënder Anxhaku po shkojnë drejt postit të zëvendës-presidentit, ndërsa kandidati i vetëm për postin e administratorit është Genc Boga.

Gjatë Asamblesë, secili kandidat ka të drejtë të mbajë një fjalim para Anëtarëve të Federatave.

Vendimi për zgjedhjet erdhi pas një takimi të krerëve të Komitetit Ekzekutiv, KOKSH

Përveç zgjedhjeve për President, ka një numër kandidatësh për tetë pozicione në Komitetin Ekzekutiv.

Ela Tase, Agron Cuka, Erald Dervishi, Arben Rakipi, Renis Tershana, Majlinda Pilinci, Ilir Gusho e  Flobens Dilaveri janë ndër favoritët në listë, për të qenë anëtarë të Komitetit Ekzekutiv.

Ajo vijon me Erli Pëllumbi, Agim Ciraku, Koco Mikerezi, Labo Capo, Fatbardha Kovaci, Florend Kalivopulli, Edmond Biçoku, Gjergj Ruli, Elez Gjoza , Petrit Baba e Elvis Vulka.

Shqipëria mori pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike Mynih 1972 dhe ka konkurruar me atletët e saj në çdo olimpiadë që nga Lojërat Olimpike “Barcelona 1992”.

Skiatori alpin Ejon Tola e Suela Mehilli prezantuan me sukses vendin tonë në Lojërat e Dimrit, Sochi 2014, ndërsa Shqipëria ende nuk ka fituar asnjë medalje në pjesëmarrjet në olimpiada.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: