Konflikti brenda MAS, reagon Policia: Nuk është detyrë e jona

Konflikti brenda MAS, reagon Policia: Nuk është detyrë e jona
Policia e Shtetit reagon rreth konfliktit institucional midis ministres së Arsimit dhe sekretarit të Përgjithshëm të këtij institucioni, duke theksuar se nuk është detyrë e policisë zgjidhja e kësaj mosmarrëveshje.

Ministrja Karabina akuzon sekretarin Ndreca se ka futur në ministri persona të armatosur dhe kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është njohur jo zyrtarisht me konfliktin institucional ndërmjet Ministrit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të MAS, por theksojmë se nuk është detyrë e Policisë së Shtetit dhe kompetencë e saj, zgjidhja e kësaj situate.

Policia e Shtetit ju ka bërë me dije zgjidhjen e situatës duke ju drejtuar Gjykatës Administrative dhe Prokurorisë.

Për sa i përket shërbimit të sigurisë fizike,  të dy shoqëritë janë kontraktuar nga i njëjti institucion”, mbyll reagimin Policia e Shtetit

 

/f.c/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: