KQZ, komisionerëve: Deri në 22:00 të keni mbaruar numërimin

KQZ, komisionerëve: Deri në 22:00 të keni mbaruar numërimin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka paralajmëruar sot publikisht komisionerët që deri në orën 22:00, ta kenë përfunduar procesin e numërimit të votave në të gjithë vendin dhe të vijojnë me procesin, në të kundërt do të shkarkohen.

“Të shkojnë menjëherë në vendet e tyre dhe të fillojnë menjëherë procesin e  numërimit. Të zbatojnë nenin 142 të kodit zgjedhor, i cili e përcakton që ata duhet të përfundojnë proçesin e numërimit dhe nxjerrjen e tabelës përmbledhëse të rezultateve brenda  ditës së sotme në orën 22:00. Refuzimi për të vijuar procesin e numërimit përmbën shkak për shkarkimin e tyre. Menjëherë të marrin masat dhe të fillojnë procesin e numërimit”, tha zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: