KQZ: Ndërprerja e numërimit të votave, të rinisë menjëherë

KQZ: Ndërprerja e numërimit të votave, të rinisë menjëherë
Të rinisë menjëherë procesi i numërimit të votave, nëpër qendrat ku ai është ndërprerë.

Ky është qëndrimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas ndërprerjes së numërimit të votave në disa KZAZ në rang vendi.

Konkretisht, ka qenë vetë kreu i KQZ-së, Klement Zguri, i cili u shpreh se institucioni që ai drejton do të kontaktojë me urgjencë me KZAZ-të që kanë ndërprerë punën, me qëllim rinisjen e procesit të numërimit.

Sipas tij, vonesat në numërim përbëjnë shkelje të Kodit Zgjedhor, ndërsa paralajmëroi se do mbahet shënim çdo veprim i komisionerëve që cenon procesin e votimit.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: