Lamtumirë kampionë shqiptarë! Albi Alla firmos tre sezone me AEL Larisa

Lamtumirë kampionë shqiptarë! Albi Alla firmos tre sezone me AEL Larisa
Klubi grek AEL Larisa njoftoi në faqen zyrtare se mbrojtësi shqiptar Albi Alla për tre vitet e ardhshme do të jetë pjesë e këtij ekipi, teksa ka arritur marrëveshjen dhe firmosur kontratën.

Albi Alla, 24-vjeç, rikthehet në Greqi pas dy sezoneve në kampionatin shqiptar.

Ai ka shkuar në Greqi me familjen që kur ishte 3 vjeç dhe e ka nisur atje karrierën ku më pas u rikthye në Shqipëri për një eksperiencë te ekipet elitare shqiptare.

Në sezonin 2015-16, ai fitoi titullin kampion me Skënderbeun dhe gjithashtu pas kalimit te Kukësi, ku luajti gjatë sezonit që sapo u mbyll fitoi titullin kampion.

Ashtu si te Skënderbeu edhe me Kukësin, Alla luajti titullar thuajse në të gjitha ndeshjet, madje u thirr edhe nga Gianni de Biasi, në një ndeshje të kombëtares falë formës së shkëlqyer në mbrojtje.

Largimi i tij nga Kukësi, që kërkonte ta mbante edhe në Champions, hapi polemika, madje klubi verilindor pretendon ende se Alla mbetet në kontratë me ta dhe është pjesë e tyre.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: