Lazio kërkon Gomez nga Atalanta, i afron Berishën dhe 10 mln euro

Lazio kërkon Gomez nga Atalanta, i afron Berishën dhe 10 mln euro
Etrit Berisha me shuma gjasa do të mbetet te Atalanta. Lazio, ekipi që zotëron kartonin e portierit të kombëtares sonë, kërkon të blejë nga Atalanta sulmuesin e kombëtares së Argjentinës, Alejandor Gomez, 29-vjeç. Lazio i ka afruar 10 milionë euro Atalantës si dhe portierin Etrit Berisha, i cili kaloi në Bergamo një sezon të shkëlqyer duke e ndihmuar të arrijë vendin e katërt në Seria A.

Gomes prej tre sezonesh te Atalanta këtë vit arriti performancën më të mirë, por shuma e afruar dhe portieri Berisha, 28-vjeç, konsiderohet ofertë që nuk duhet nënvlerësuar.

Berisha ishte në formë huazimi për një vit nga Lazio, ndërkohë që marrëveshja për t’i shituar atij kartonit te Atalanta, sipas medieve italiane, mund të arrihet vetëm me anë të ofertës së fundit.

Lazio nuk ka nevojë për portier, pasi përveç Federico Marchetti, këtë sezon tek ky ekip ka spikatur edhe Thomas Strakosha. Në këto kushte, Atalanta duhet të zgjedhë mes ofertës për të mbajtur portierin kuqezi.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: