Lexoni sot 29 qershor 2017 në gazetën e përditshme “Albanian Free Press”

Lexoni sot 29 qershor 2017 në gazetën e përditshme “Albanian Free Press”
ANALIZË

Pse Ballkani perëndimor ndodhet në krizë? Tre tensionet kryesore-Nga Ingrid Bego

Më 27 prill, nacionalistë të maskuar sulmuan parlamentin maqedonas dhe, ndër persona të tjerë, plagosën edhe Zoran Zaev, lideri i Partisë Social Demokratike. Incidenti në Ballkanin perëndimor, ku përfshihen Shqipëria dhe ish-republikat jugosllave të Bosnje dhe Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, nuk ishte një rast i izoluar. Vendet e Ballkanit perëndimor, 25 vite pas rënies së komunizmit, janë ende demokraci gjysmake dhe rajoni vuan nga tensionet etnike, fetare dhe nacionaliste. Këto janë tre çështjet kryesore me anë të të cilave mund të shpjegohet kriza politike në këto vende...

Si duhet lexuar vota e 25 qershorit

FORUM /Opinionistët e “Albanian Free Press” analizojnë situatën politike pas zgjedhjeve duke u ndalur te fitorja e socialistëve dhe humbja e demokratëve.

Sonila Meço vlerëson se me fitoren e tij, Rama i bën rreshtore medias, krijon kaos në opozitë dhe përqendron në duart e tij, pushtetin legjislativ, ekzekutiv e gjyqësor, duke ngritur shumë pikëpyetje për llojin e demokracisë që do të ketë Shqipëria e pas 25 qershorit.

Eduart Zaloshnja analizon rënien e numrit të votuesve dhe ndalet në rezultatin e opozitës, duke shpjeguar se ku shkuan votat e djathta.

Frrok Çupi thotë se zgjedhjet e fundit dëshmuan se votuesit nuk po e gjejnë më ngjyrën e tyre. Ai analizon edhe luftën e brendshme që ka nisur në PD.

Alfred Peza pohon se mandati i parë nuk ishte i përsosur duke fajësuar dhe aleatët, kurse më tej rendit arsyet pse PS fitoi sërish. Ai vlerëson se kjo është forca politike më e organizuar dhe e kthyer tashmë në makinë elektorale pa konkurrentë të fortë. Pse rezultati i partive humbëse, tregoi se ato dhe liderët e tyre janë në krizë të thellë idesh dhe reformizmi...

SHËNDETI

Temperaturat arrijnë deri në 45 gradë, mjekët: Kujdes me virozat!

INTERVISTË

Golik Jaupi: Kur këngën e Enverit e këndova dhe në Izrael!

INTERVISTË

Andon Qesari: Humori, pasioni im i fshehur

Flet “Artist i Merituar”, “Mjeshtër i Madh”, regjisori dhe aktori i njohur: “Pallati 176” u vu në skenë plot 450 herë. Suksesi?  Sepse ishte jashtë ideologjizmave të kohës. Një komedi pa qëndismat e politikës së kohës, pa vënë në krye partinë, Enverin, apo vijën e masave...

LEXONI GAZETËN E PLOTË DIGJITALE FALAS!

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: