Liga e Europës: kombëtaret e Volejbollit, fitore e madhe për meshkujt, humbin femrat

Liga e Europës: kombëtaret e Volejbollit, fitore e madhe për meshkujt, humbin femrat
Kombëtarja e Volejbollit të Meshkujve shënoi sot një fitore të madhe në Maqedoni ndaj Azerbajxhanit, duke pritur ndeshjet e radhës në Tiranë me shanse të mëdha kualifikimi.

Por është mundur skuadra e volejbollit të femrave të Shqipërisë në Minsk nga Austria, kundërshtar ndaj të cilit fituam në fazën e parë në Tiranë 3-0. Kjo humbje e zbriti ekipin e volejbollit të femrave në vend të tretë, por gjithsesi paraqitjet kuqezi kanë qenë mbresëlënëse.

 

Kombëtarja e Volejbollit, Meshkuj, moment nga fitorja ndaj Azerbajxhanit

Kombëtarja e Volejbollit Meshkuj

Kombëtarja e meshkujve në volejboll fitoi sot pasdite në Shkup 3-1, ndaj Azerbajxhanit, në ndeshjen e fundit të Grupit A, e vlefshme për Ligën e Europës. Një ndeshje e mirë për djemtë kuqezi, të drejtuar nga trajneri Jani Melka, teksa dominuan në parket dhe mposhtën me meritë skuadrën azere.

Kjo ishte fitorja e dyte e kombëtares shqiptare në këtë turne në tri takime të luajtura, duke konsoliduar vendin e dytë.

Pas 5 ditësh luhen ndeshjet e dyta, në  Tiranë, ku ëndrra e madhe e kualifikimit për në finalet e Ligës së Europës është më pranë se kurrë.

Shqipëri- Azerbajxhan, 3-1 (25-22, 25-22, 17-25, 25-10)

Kombëtarja e Volejbollit Femra, moment nga ndeshja e sotme me Austrinë 

Kombëtarja e Volejbollit Femra

Kombëtarja e femrave në volejboll është mundur sot pasdite 3-1 nga Austria, në ndeshjen e fundit të Grupit A, Liga e Europes, luajtur në Minsk (Bjellorusi). Kjo ishte sfida e fundit e kombëtares kuqezi në këtë fazë të grupeve, ku u klasifikua në vendin e tretë, me 2 fitore e 4 humbje. Sot vajzat kuqezi kishin mundësi ta dërgonin takimin në setin final, por pa sukses.

Austri - Shqipëri, 3-1 (25-16, 25-16, 18-25, 25-23)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: