Lista zyrtare e Tiranës në Europa League, largime të bujshme dhe dy blerje "të panjohura”

Lista zyrtare e Tiranës në Europa League, largime të bujshme dhe dy blerje "të panjohura”
Tirana do të përballet me izraelitët e Maccabi Tel Aviv, në turin e parë të Europa League.

Skuadra bardheblu ka dërguar në UEFA listën e lojtarëve që do të jenë nën drejtimin e trajnerit brazilian Ze Maria, ndërsa ka nisur nga përgatitjet prej disa ditësh, për takimin e parë që do të luhet më 29 qershor në Izrael.

Lista e lojtarëve të regjistruar për këto dy ndeshje të para në Europë është publikuar sot nga bardheblutë.

Braziliani Wellyson Luiz Olivera dhe sulmuesi nga Uganda, Yunus Sentamu janë dy përforcimet për ndeshjet e Tiranës në Europa League, të cilët kanë ardhur me propozim të trajner Ze Maria.

Afrim Taku është një nga largimet e mëdha, pasi zgjodhi Skënderbeun. Janë larguar  gjithashtu Teqja dhe Gilman Lika, ndërsa Tirana gjithashtu nuk do të ketë më në sezonin e ardhshëm as tre nga afrikanët, Edeh, Cise dhe Ntsitsingui.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: