Makina “fluturon” dhe përplaset me autobusin (Video)

Makina “fluturon” dhe përplaset me autobusin (Video)
Një aksident i tmerrshëm automobilistik ka ndodhur pak ditë më parë në Aichi të Japonisë, ku një person mbeti i vdekur dhe rreth 40 të tjerë u plagosën.

Një autoveturë humb kontrollin dhe “fluturon” mbi trafikndarësin, duke u përplasur më pas me një autobus që po lëvizte në krahun e kundërt të rrugës.

E gjithë ngjarja është filmuar nga një kamera e vendosur në pjesën e përparme të autobusit. Fatkeqësisht nga ky aksident i tmerrshëm ka humbur jetën drejtuesi i autobusit, ndërsa mbetën të plagosur edhe 40 persona të tjerë. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: