“Manaj larg Interit, shumë oferta jashtë Italisë...pranë Augsburgut”

“Manaj larg Interit, shumë oferta jashtë Italisë...pranë Augsburgut”
Alberto Fontana, agjenti i Manaj , i kontaktuar nga “Sportitalia” gjatë emisionit “Sportitalia Mercato”, ka siguruar se futbollisti i kombëtares shqiptyare nuk do të qëndrojë te Inter, përkundrazi do të largohet nga Italia.

Rey Manaj mes Pescara (në Seria A, por ra pas këtij sezoni) e Pisa (në Seria B, që u ngjit), me shumë gjasa do të largohet. Agjenti i lojtarit shqiptar, Manaj, 20-vjeç, Alberto Fontana, konfirmon dëshirën e sulmuesit si dhe interesin për të nga disa klube të huaja.

“Manaj preferon të shkojë jashtë sesa të qëndrojë te Inter. Konfirmoj interesin e disa klubeve në Portugali dhe Gjermani, ku ka një interesim më të madh nga Augsburg”. Sakaq mediat italiane raportojnë se Foggia, pas ngjitjes në Seria B, ka shfaqur interes të veçantë për shqiptarin.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: