Maqedoni, sulmohet me armë zjarri ish-ministri i Shëndetësisë

Maqedoni, sulmohet me armë zjarri ish-ministri i Shëndetësisë
Ish-ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Maqedoinisë, Nikolla Todorov ka qenë në shënjestër të një sulmi me armë zjarri, të enjten në drekë para ndërtesës së ministrisë. Megjithatë, atentati nuk pati sukses.

Burime policore u kanë thënë mjeteve të informimit se sulmuesi Lupço S. (1957) nga një fshat i Velesit kishte shtënë dy herë me revole ndaj ish-ministrit, por në incident nuk pati të lënduar. Sulmuesi është kapur menjëherë nga truprojet e z. Todorov dhe ai ndodhet në një prej stacioneve të policisë në Shkup. Ministria e Punëve të Brendshme thotë se ende nuk dihen motivet e sulmit.

Zoti Todorov po shkonte në ministri për t’ia dorëzuar zyrën ministrit të ri të Shëndetësisë, Arben Taravari.

Qeveria e re e Maqedonisë u miratua me 62 vota për, 44 kundër dhe pesë abstenime pas një debati dy ditësh në parlament. /e.a/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: