Martohet Victoria Swarovski, 500 mijë kristale mbi fustan

Martohet Victoria Swarovski, 500 mijë kristale mbi fustan
Këngëtarja austriake, mbesa e “mbretëreshës”së bizhuterive i tha "PO" Werner Murz me një martesë që zgjati tre ditë. Festa u zhvillua në Trieste në Itali por ajo që më shumë ra në sy ishte fustani i nusërisë. Ai kalonte vlerën 890 mijë euro dhe kishte mbi të 500 mijë kristale mbi një vello tetë metra të gjatë. Shumë e ekzagjeruar, do të thoni ju.

Por kjo martesë vjen pas 7 viteve dashurie dhe për këngëtaren me mbiemër të madh ishte normale që të festonte madhërishëm me 250 të ftuar VIP.

Burimi: Oggi.it

Shpërndajeni me miqtë tuaj: