Deri tani 87% e kutive të numëruara: PS 73 mandate, PD 43, LSI 19, PDIU 4

Deri tani 87% e kutive të numëruara: PS 73 mandate, PD 43, LSI 19, PDIU 4
Teksa në rang vendi rezulton se deri tani janë numëruar rreth 87% e kutive të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton se Partia Socialiste numëron 73 mandate, Partia Demokratike 43 mandate, Lëvizja Socialiste për Integrim  19 mandate, PDIU 4 mandate dhe PSD 1 mandat.

Rezultat ky që i referohet numërimit të 4700 kutive votimi nga 5362 gjithsej. Në Tiranë kur mbetet ende kuti të panumëruara mandati i pestë i LSI si dhe një mandati i mundshëm i LIBRA, apo në Shkodër ku PD kërkon të mbrojë mandatin e pestë që ia rrezikon PS, mbeten sfidat e kutive të fundit.

/n.e/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: