Mbyllet numërimi, PS siguron 74 mandate, PD 43, LSI 19, PDIU 3, PSD 1

Mbyllet numërimi, PS siguron 74 mandate, PD 43, LSI 19, PDIU 3, PSD 1
Pas zgjedhjeve të 25 qershorit, sapo ka përfunduar procesi i numërimit në të 12 qarqet e Shqipërisë.

Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri në një deklaratë për mediat pas mbylljes së procesit tha se ka përfunduar zyrtarisht numërimi. Sipas tij rezultati paraprak është i tillë:

PS merr 74 mandate, PD, 43, LSI 19, PDIU 3 dhe PSD 1 deputet.

Partia Socialiste fiton e vetme zgjedhjet e përgjithshme, çka siguron numrat e nevojshëm për maxhorancën qeverisëse në katër vitet e ardhshme. Deputeti i vetëm i PSD, Tom Doshi, ish-aleat i Ramës në qeverisjen e kaluar tha se edhe ai do të jetë pjesë e maxhorancës së majtë, ndërsa PD dhe LSI pritet të jenë opozita e re, sikurse mbetet ende enigmë pozicionimi i PDIU.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: