Mesi mbush 30 vjeç, kush është legjenda e futbollit botëror

Mesi mbush 30 vjeç, kush është legjenda e futbollit botëror
Në 24 qershor 1987 në Rosario lindi një nga njerëzit më fenomenalë të futbollit, Lionel Mesi. Legjenda e Argjentinës dhe Barcelonës mbush 30 vjeç. Njeriu që ndryshoi përgjithmonë këtë lojë ndau kohën në dy epoka, përpara dhe pas Mesit.

Me më shumë se 500 gola të shënuar, në 13 vjet karrierë ai ka arritur pothuajse gjithçka. Rekord pas rekordi dhe trofe pas trofeu. Shënuesi më i mirë i La Ligas me 349 realizime personale, Messi është njeriu që udhëheq si golashënuesi i rekordeve kampionatin spanjoll.

Problemet e hapave të parë te Barcelona tashmë janë një kujtim i largët, por një meritë të madhe ka edhe klubi që pavarësisht pengesave që shfaqte fiziku i Messit, besoi tek ai deri në fund. Tifozët e kuptuan menjëherë që Messi do të shkruante ndoshta kapitullin më të pasur të historisë së këtij klubi legjendar dhe ende asgjë nuk ka mbaruar pasi është vetëm 30 vjec dhe ka ende shumë për të dhënë me këtë fanellë.

Ai është gjithashtu golashënuesi më i mirë në historinë e Barcelonës me 507 gola dhe i Argjentinës me 58. Sezoni i tij më i mirë ishite ai 2012-2013 u shënoi numrin më të madh të golave, plot 73 në 60 ndeshje të luajtura duke kaluar Gerd Myler që mbante rekordin me 67.

Gjithashtu, brenda vitit të plotë ai shënoi 91 gola duke vendosur një tjetër rekord me 5 gola më shumë se ish sulmuesi gjerman. Statistika që nuk kanë nevojë për koment dhe tergojnë madhështinë e një lojtari të madh që mban gjithashtu rekordin e numërit më të madh të golave të shënuar në El Clasico, 23. Mesi është lojtari me më shumë trofe të fituar te Barcelona, 30 të tilllë të fituar nën drejtimin e Rijkaard, Guardiola e Luis Enrique.

5 topa të artë por gjithashtu edhe një njollë e errët, mungesa e sukseseve me Argjentinën që e ka persekutuar jo pak numrin 10. Lione Messi prek kufirin e të 30-ave me shpresën për ta mbyllur karrierën pas disa vitesh si një simbol edhe në Argjentinë, aty ku populli mbetet i ndarë mes tij dhe Maradonës për “Zotin e Futbollit”.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: