Miley Cyrus i thotë “stop” marijuanës

Miley Cyrus i thotë “stop” marijuanës
Që një muaj më parë, me daljen e këngës “Malibu”, kishte zbuluar se donte të mos konsumonte për pak kohë drogërat e lehta.

Në një intervistë në "The Tonight Show with Jimmy Fallon", Miley Cyrus thekson tani konceptin dhe shpjegon se nuk kërkon më të përdorë marijuanë përgjithnjë: “Vuaja nga ndienja ankthi të tmerrshme, ku nuk isha në gjendje të mirë gjatë një trsnametimi televiziv.

“Ky regjistrim në këtë moment është albumi më i rëndësishëm që kam bërë ndonjëherë. Kështu që dua të sigurohem që të jem super e qartë në mënyrën se si flas”, tha ajo.

Ish Hannah Montana, e cila sapo ka publikuar dy këngë, Malibu dhe Insipired nga albumi i ardhshëm, thotë se është me pasionuar se kurrë ndaj regjistrimeve.

“Duket sikur askush nuk ka vdekur nga kjo farë e keqe, por askush nuk ka pirë aq sa kam pirë unë”, i ka rrëfyer ajo Jimmi Fallon. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: