Miss Shqipëria 2017 zhvillohet më 16 qershor në Tepelenë

Miss Shqipëria 2017 zhvillohet më 16 qershor në Tepelenë

Miss Shqipëria do të zhvillohet këtë vit për të 19 herë në Shqipëri nga  Deliart Association, duke evidentuar bukurinë shqiptare dhe jo vetëm.

Deri në ditën finale të Tepelenës, vajzat e Miss Shqipëria 2017 kanë marrë pjesë në një tur të zhvilluar në disa qytete të Shqipërisë. Sfilatat e prezantimit të vajzave,  janë shoqëruar nga muzika e mirë e Lambert Jorganxhiut dhe këngëtarëve Andi Stafuka dhe Klajdi Musabelliu.

Por nuk ka munguar edhe Aleksander Gjoka, një nga tre mosketjerët, i cili është bërë pjesë e turit artistik të vajzave më të bukura të Shqipërisë, të cilat kërkojnë votën e publikut ne ëeb-in zyrtar të Miss Shqipëria 2017.

Turi i aktiviteteve ka qene i ngjeshur dhe bukuroshet janë drejtuar në Jug të vendit ku sigurisht do të bëhen si gjithnjë pjesë e promovimit të vendeve turistike.

Ky është viti i 19-të i zhvillimit të këtij eventi të bukurisë shqiptare që do të mbahet në 16 qershor në kalanë e Tepelenës nën hijen e Ali Pashait.

Nga viti 1998, Miss Shqipëria me përfaqësi në mbi 14 kompeticione botërore shtegton nga një kala në tjetrën, nga një histori e traditë në tjetrën duke mbajtur moton, ”Një kala, një histori, një traditë, një Miss”.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: