Monina Bellucci shkëlqen edhe në foto bardhezi

Monina Bellucci shkëlqen edhe në foto bardhezi
Monica Bellucci, pavarësisht moshëS 52 vjeçe, tregon se është akoma ikonë e bukurisë dhe sensualitetit. Aktorja italiane ka postuar në Instagram një foto bardhezi ku shfaqet me të brendshme, të realizuar nga fotografi Gilles Marie Zimmermann për numrin e majit të edicionit kiez, “Esquire”.

Vështrim i ulët, pozon e shpenguar dhe forma trupore që dalin në pah në një lojë me hije dhe drita. Fotoja, e publikuar në rrjetin e saj social, i ka çmendur fansat e aktores, ku mes komenteve, spikaste: “Bukuria nuk duhet të quhet bukuri, por Monica Bellucci”. “Sensualiteti i aktores, kujton shumë Sophia Loren në filmat e djeshëM, të sotëm dhe të nesërm”.

Monica, pasi prezantoi Festivalin e Kinemasë në Kanë, nuk rresht së befasuari me pamjen e saj. Zyrtarisht “single” që nga 2013, pas fundit të martesës me Vincent Cassel, në maj ka zbuluar: “Në moshën 52-vjeçe jam një tjetër grua dhe ekziston një mashkull në jetën time”. Por për momentin nuk njihet akoma emri i dashurisë së re. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: