Ylli i Barcelonës, Neymar, njoftoi se është divorcuar me partneren e tij, Bruna Marquezine.
Kapiteni i Brazilit rivlerësoi marrëdhënien me aktoren, ndërsa foli në Sao Paulo në një event bamirësie.
“Nuk më pëlqen të flas për gjëra personale. Por, po, unë dhe Bruna jemi ndarë,” – tha ai. “Wshtë një vendim që e kemi marrë tashmë.”
Sipas Neymar, “vendimi ishte i të dy palëve.”
“Bruna është një vajzë që e admiroj shumë dhe shpresoj të jetë e lumtur, jo vetëm nga ana profesionale, por edhe në jetën personale. Jeta vazhdon, ndërsa ne mbetemi miq të mirë.”
/a.m/