NJË PLAN PËR NJERËZIT DHE JO PËR OLIGARKËT- NGA PETRIT VASILI

NJË PLAN PËR NJERËZIT DHE JO PËR OLIGARKËT- NGA PETRIT VASILI
Nga Petrit Vasili

 Ky artikull është shkruar posaçërisht për gazetën “Albanian Free Press”

Pjesmarrja e madhe është garancia që LSI do të dalë forcë e parë. Vetëm 10 ditë i ndajnë qytetarët nga vendimi për t’i dhënë vendit një tjetër drejtim. Ne kemi një zgjidhje për çdo problem që ka vendi. Kjo është rruga që do të transformojë vendin. Ne jemi forca që krijojmë Shqipërinë për rininë dhe jo Republikën e re apo Rilindjen. Ne kemi një plan për njerëzit dhe jo për oligarkët.

Nuk do të qeverisemi më nga të çmendur.

LSI ka një plan për një Shqipëri të begatë. Nëse LSI zgjidhet forcë e parë, taksat do të ulen dukshëm dhe punësimi për të rinjtë do të rritet. Në planin e LSI nuk ka vend për planin e timonit. Ne jemi e ardhmja, jemi rinia, jemi besimi, jemi zhvillimi.

Ne kemi një plan, planin për Shqipërinë, plani që i ul taksat e shqiptarëve, plan që të mos punojnë më dhe të derdhin gjakun për oligarkinë gjakpirëse dhe për tepsinë e pangopur të të panginjurve. Sot është dita tua japim këtë përgjigje. Ky është plani për Rininë, ky është plani për një Shqipëri ndryshe.

Ky është plani që ndërton shtetin, jo shtetin që fut në burg, jo shtetin që merr gjakun e pagave tuaja që ua kthen oligarkëve të panginjur në gjak dhe dhjamë. Sot është dita e madhe që me planin tonë të shporrim planin e tepsisë dhe timonit për të ngritur Republikën e të rinjve dhe jo Republikën e re.

Kemi taksa të ulëta, të rinjtë të parët, kemi bujqësinë dhe turizmit. Të tjerët kanë gjoba, koncesione vrastarëve.

Me këto katër plane të mëdha, i kthejmë në katër plane të mëdha zhvillimi. Ne kemi planin madh për mirëqenien.

Është koha të shporrim planin e tepsisë dhe të timonit.

Ne kemi taksa të ulëta, kemi të rinjtë të parët. Ne kemi një bujqësi dhe turizëm. Po të tjerët ca kanë? Të tjerët kanë drogë dhe koncesione. Kemi një zgjidhje për arrogancën. Zgjidhja është numri 1. LSI ka një plan të tjerët kanë republikat e reja dhe tepsitë. Shqipërinë e kemi në zemër, është e të rinjve dhe nuk ua merr dot njeri Shqipërinë të rinjve. Ne kemi misionin tua kthejmë atë që ua morëm peng dhe ora nuk pret më, ora është sot, ora është 25 qershor, s’kemi asnjë alternativë tjetër.

Numri 1 është rruga e madhe, e pastër që e çon Shqipërinë në Europë. Ne jemi partia e vegjëlisë, oligarkia është e të tjerëve, ta mbajnë nuk e duam ! Armiqtë tanë janë vetëm dy, papunësia dhe varfëria dhe do t'i shembim me planin tonë.

LSI forcë e parë dhe vetëm të parë do ecim në këtë rrugë pa kthim që e kanë përcaktuar burrat e ndershëm, të rinjtë dhe gratë, të gjithë pa dallim që ta bëjmë ndryshimin e madh.

 Ndalohet rreptësisht ripublikimi i këtij shkrimi pa një leje të shkruar nga redaksia e Albanian Free Press

Shënim: Qëndrimet e shprehura në shkrimet e rubrikës Opinion, nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht një vijë editoriale të Albanian Free Press

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: