Nuk do dhimbje shpine? Qëndro si Kate Middleton e jo si Sharon Stone

Nuk do dhimbje shpine? Qëndro si  Kate Middleton e jo si Sharon Stone
Të qëndrosh ulur për periudha të zgjatura nuk është e shëndetshme, akoma më shumë të qëndrosh ulur në një pozicion jo ideal. Po pozicioni këmbë përmbi këmbë a është i shëndetshëm? Një artikull i Wall Street Journal na tregon për mitet mbi qëndrimet, a janë të vërteta apo jo.

E keni parasysh pozicionin në të cilin qëndron gjithmonë Kate Middleton, që sipas Dukeshës Slant është për tu kopjuar. Përkundrazi, pozicioni seksual i famshëm i Sharon Stonë në filmin erotik “Basic Instict” është i dëmshëm për shëndetin. Në këtë artikull të Wall Street Journal, mjeku osteopat Naresh C. Rao, shpjegon se ky pozicion nuk ka lidhje me venat varikoze sepse ato janë të trashëgueshme e nuk kanë lidhje me qëndrimin. Por sjell shumë shqetësime në legen, në gjunjë dhe në shpinë.

Këto shqetësime, me kalimin e kohës, kthehen në kronike. Por mjeku shpjegon se nuk duhet të mendojmë se duke ndërruar pozicionin e këmbëve të mbivendosura, lehtësojmë pasojat. Pra duhet zgjedhur pozicioni elegant dhe i shëndetshëm i princeshës Kate. Ndoshta nuk është seksi por shpëtojmë nga dhimbjet nesër.

(burimi, foto, oggi.it)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: