Numërimi drejt fundit, ja qarqet ku po numërohen kutitë e fundit të votimit

Numërimi drejt fundit, ja qarqet ku po numërohen kutitë e fundit të votimit
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit po shkon drejt përfundimit.

Deri në orën 07:48 të mëngjesit të ditës së sotme është ezauruar numërimi i 95.39% i Qendrave të Votimit ose 5115 Qendra Votimi nga 5362 që janë në total.

Në Berat kanë mbetur 4 kutitë e fundit pa u hedhur në sistemin e të dhënave të KQZ.

Në Durrës kanë mbetur për numërim 53 kutitë e fundit.

Në Elbasan mbeten ende 67 kuti.

Në Gjirokastër 11 kuti.

Në Kukës 2 kutitë e fundit.

Në Lezhë 2 kuti.

Në Shkodër 30 kuti.

Në  Tiranë ka 75 kuti ende për numërim dhe Vlora ka 3 kuti.

Përkundër numrit të votave që shpërndahen nga njëra parti tek tjetra, asgjë nuk ka ndryshuar në numrin e mandateve në rang kombëtar.

PS vijon të ruajë 74 mandate, PD 43, 19 LSI, 3 PDIU dhe mandati i Tom Doshit në Shkodër nën siglën e PSD. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: