Numërimi në Fier drejt fundit, PS 10 deputetë, PDIU shpreson te kutitë e fundit

Numërimi në Fier drejt fundit, PS 10 deputetë, PDIU shpreson te kutitë e fundit
Fieri duket se edhe në këto zgjedhje do të jetë zona më e votuar e Partisë Socialiste.

Në këtë qark, Gramoz Ruçi, i cili u pozicionua në vend të 9-të në listë e ka siguruar mandatin.

Kur mbeten edhe mpak se 10 për qind e numërimit të votave, gara po zhvillohet mes mandatit të dytë të LSI, që deri tani e ka, por ende jo të sigurt.

PS kur mbeten edhe 7 për qind e votave pa numëruar ka 10 mandate, PD 4 mandate dhe LSI 2 mandate deputetësh. PDIU me 6 mijë vota shpreson gjithashtu një mandat deputeti në këtë qark.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: