Numërohen kutitë e fundit në Tiranë: PS 18 mandate, PD 11 mandate dhe LSI 5 mandate

Numërohen kutitë e fundit në Tiranë: PS  18 mandate,  PD 11 mandate dhe LSI 5 mandate
Në Tiranë në tre KZAZ nuk është mbyllur ende procesi i numërimit të votave.

Nuk është mbyllur numërimi në KZAZ nr  39, KZAZ nr 33 në  shkollën “Hasan Prishtina” dhe në KZAZ nr 35  që ndodhet  në shkollën “Vasil Shanto” tek Njësia 5.

Në  KZAZ  nr. 39, procesi i numërimit është ndërprerë në orën 05:00 të mëngjesit dhe pritet të nisë në orën 11:00. Nga 72 kuti votimi janë numëruar 45 kanë mbetur 27 kuti votimi.

Kur janë numëruar 1 123 kuti nga 1 198 te tilla PS ka 18 mandate , 11 mandate ka PD dhe 5 mandate LSI.  /e.g/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: