Pamela Anderson, “plas” dashuria me futbollistin Adil Rami?

Pamela Anderson, “plas” dashuria me futbollistin Adil Rami?
Për Pamela Anderson, karriera për “gjuajtëse” duket se nuk ka fund. “Preja” e radhës së aktores së famshme amerikane është Adil Rami, futbollisti francez i Seviljes.

Sipas revistës transalpine “Voici”, personazhi i njohur i filmit “Baywatch”, ka harruar Julian Assange, me të cilin pati një flirt, duke nisur një marrëdhënie me futbollistin, 18 vjet më i ri se ajo.

Sipas revistës franceze, të dy janë njohur mes një miku të përbashkët dhe që nga takimi i parë, janë takuar edhe më shpesh.

Lojtari francez 31 vjeç, duket se është vetëm i fundit i një serie të gjatë partnerësh të njohur të Anderson: nga muzikanti Tommy Lee (i cili ka qenë edhe bashkëshorti i saj, përveç se bashkë-protagonisti i videos hard të filmuar në muajin e mjaltit) dhe Kid Rock, producenti Rick Salomon dhe bashkëthemeluesi i Wikileaks, Julian Assange. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: