Parashikimi i motit sot, e enjte 29 qershor 2017

Parashikimi i motit sot, e enjte 29 qershor 2017
Shqipëria sot do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë Afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant.

Në zonat veriore do të ketë herë pas here vranësira të lehta. Sërish zonat me temperatura shumë të larta priten të jenë zonat e ulëta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të mbeten shumë të larta në të gjithë territorin e vendit. Duke e bërë ditën e enjte ditën më të nxehtë të javës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi permanent Jugor.

Dallgëzimi në det do të jetë i forcës 1- 2 ballë. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: