Parashikimi i motit sot, e martë 27 qershor 2017

Parashikimi i motit sot, e martë 27 qershor 2017
Moti i  kthjellët dhe temperaturave të larta do të mbeten prezent në vendin tonë. Qytetet më të nxehta do të jenë zonat qendrore dhe jugore të Shqipërisë ku termometri do të ngjitet deri në 39 gradë celsius.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të vijojnë të mbeten shumë të larta në të gjithë territorin e vendit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Jugor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 2 ballë. /e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: