Parashikimi i motit sot, e mërkurë 28 Qershor 2017

Parashikimi i motit sot, e mërkurë 28 Qershor 2017
Valët e të nxehtit afrikan do të vijojnë në vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe temperatura shumë të larta. Zonat më të nxehta ku termometri do të ngjitet deri në 39 gradë C pritet të jenë qytetet: Tiranë, Elbasan, Kuçovë, Fier, Lushnje,  Berat, Gjirokastër e Sarandë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje të tyre duke arritur deri në 40 gradë C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi jugor.

Dallgëzimi në det do të jetë  i forcës  mbi 2 ballë. /e.g/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: