Partizani, sfida e vërtetë shqiptare e Europa League

Partizani, sfida e vërtetë shqiptare e Europa League
Lista e Tiranës në Europa League, me shumë të larguar dhe me vetëm dy risi: një brazilian dhe një sulmues nga Uganda, nuk jep shpresë. Skënderbeu me blerjen e fundit të Afrim Takut sheh larg, nga faza e grupeve të Europa League. Mbetet për t’u parë kualifikimi i mundshëm i Partizanit

Aranit Muraçi

Tre ekipet shqiptare pjesëmarrëse në Europa Legaue, nuk do të kenë të njëjtat shanse kualifikimi për në raundin e dytë, për shkak të kundërshtarit, përgatitjeve dhe merkatos së zhvilluar deri tani. Tirana mund të konsiderohet e eliminuar para kohe, Skënderbeu i kualifikuar pa nisur ende mirë ndeshjet, ndërsa sfida e vërtetë në Europa League për Shqipërinë do të jetë kualifikimi i mundshëm i Partizanit.

Partizani

Partizani do të zhvillojë të shtunën më 24 qershor një test miqësor me ekipin e Prishtinës. Takimi do të luhet në stadiumin e qytetit të Laçit, ora 17:00 dhe do të shërbejë si test para ndeshjeve Europa League.

Partizani, drejtuar nga trajneri Starova, përgatitjet në Ohër

Caleb Ekuban dhe Agustin Torassa, dy lojtarët e huaj të Partizanit gjatë sezonit të fundit, nuk figurojnë në listën e emrave të federuar për ndeshjet e para të Europa League, ndaj ekipit bullgar të Botev Plovdiv. Partizani vijon përgatitjet në Ohër për ndeshjet evropiane, nga ku trajneri Sulejman Starova ka nisur të mendojë për zëvendësuesit e dyshes Ekuban-Torrasa. Si sulmues i parë është aktivizuar në përgatitjet e para Realdo Fili, autor i golit në barazimin 1-1 me Ferencvarosh në Elbasan, gjatë pjesëmarrjes së kaluar në Europa League.  Përsa i përket sulmit Partizani do të bazohet edhe te eksperienca e Xhevahir Sukajt, që ka kaluar të gjithë problemet fizike dhe duket aktualisht futbollisti më në formë. Gjithashtu një blerje e rëndësishme konsiderohet edhe Gerhard Progni, lojtar me eksperiencë në kompeticionet evropiane, me Kukësin dhe Skënderbeun. Porta mban emrin e Alban Hoxhës, ndërsa në mbrojtje, në qendër funksionon dyshja Atanda-Krasniqi, ndërsa nga krahët Fejzullahi e Kalari. Në të majtë si zgjidhja shihet edhe Trashi. Mesfushës i mungon Ramadani, por Starova do të mjaftohet me formën aktuale të Mentor Mazrekajt. Para sfidës me bullgarët e Botev Plovdiv, të kuqtë besojnë se shanset për kualifikim janë edhe më të mëdha. Deri në përballjen e parë nga stafi drejtues mbetet për t’u parë edhe forma e sulmuesit kamerunas Mustafa Enok Xhixhua, i cili është federuar me Partizanin në momentet e fundit. Partizani do ta presë në "Selman Stërmasi" ekipin bullgar.

Tirana

Tirana ka dërguar në UEFA listën e lojtarëve që do të jenë nën drejtimin e trajnerit brazilian Ze Maria për ndeshjet e Europa League, ndaj Maccabi Tel Aviv.

Trajneri brazilian Ze Maria, me vetëm dy blerje të Tiranës para një kundërshtari Maccabi Tel Aviv, në Europa League

Braziliani Wellyson Luiz Olivera dhe sulmuesi nga Uganda, Yunus Sentamu janë dy përforcimet zyrtare për ndeshjet e Tiranës në Europa League, të cilët kanë ardhur me propozim të trajner Ze Maria. Afrim Taku është një nga largimet e mëdha, pasi zgjodhi Skënderbeun. Janë larguar  gjithashtu Teqja dhe Gilman Lika, ndërsa Tirana gjithashtu nuk do të ketë më në sezonin e ardhshëm as tre nga afrikanët Edeh, Cise dhe Ntsitsingui.  Afrim Taku është një nga largimet e mëdha, pasi zgjodhi Skënderbeun. Janë larguar  gjithashtu Teqja dhe Gilman Lika, ndërsa Tirana gjithashtu nuk do të ketë më në sezonin e ardhshëm as tre nga afrikanët, Edeh, Cise dhe Ntsitsingui. Takimin e parë Tirana do ta luajë më 29 qershor në Izrael, ndërkohë  që skuadra do të jetë e grumbulluar dhe do të përgatitet në kryeqytet.

Skënderbeu

Ekipi vijon përgatitjet intesive me sy seanca stërvitore në ditë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Europa League. Sot është dita e fundit e përgatitjeve në Slloveni. Sot ekipi i drejtuar nga Ilir Daja do të zhvillojë testin e 4-ët dhe të fundit miqësor në Slloveni. Takimi i fundit do të zhvillohet ndaj Sllovenëve të NK Domzale, ndërsa nesër më 22 qershor Skënderbeu do të rikthehet në Shqipëri.

Skënderbeu para miqësores së sotme me Domzale të Sllovenisë

Ekipi modest nga Andorra, UE Sant Julià, do të jetë kundërshtari i Skënderbeut në raundin e parë të Europa League. Takimi i parë do të zhvillohet në Korçë më 29 qershor, ndërsa takimi i kthimit në Andorra më 6 korrik. Me shanse të mëdha kualifikimi, Skënderbeu, nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja nga Sllovenia ku vijon përgatitjet po zhvillon edhe merkato cilësore. Pas rinovimit të thuajse boshtin kryesor pritet edhe prezantimi i blerjes më të fundit, Afrim Takut. Me herët ekipit korçar i janë bashkuar tre blerje cilësore në merkato si Donjet Shkodra e Bruno Dita si dhe sulmuesi malazez Goran Vujoviç. Pavarësisht disa largimeve si ai i Hamdi Salihit, ekipi juglindor mund të konsiderohet skuadra e vetme shqiptare, me shanse të sigurta kualifikimi për në raundin tjetër.

Skënderbeu synon me përforcime të tjera që priten përsëritjen e suksesit të kaluar, kualifikimin në fazën e grupeve të Europa League.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: