Pas mandatit, Tom Doshi: Vllazninë do ta ndihmoj t’i rikthehet lavdisë

Pas mandatit, Tom Doshi: Vllazninë do ta ndihmoj t’i rikthehet lavdisë
Tom Doshi, i zgjedhur sërish deputet në Kuvend me siglën e PSD në Shkodër, duke qenë si një nga surprizat e këtyre zgjedhjeve, i premtoi gjatë fushatës elektoratit të tij se do të ndihmonte Vllazninë financiarisht sezonin tjetër që të rikthehet te kohët  e lavdishme.

I pyetur sot, pasi siguroi mandatin, Tom Doshi tha se nuk ka ndërmend të bëhet president i ardhshëm i Vllaznisë, duke qenë se do të jetë deputet, por do ta mbajë premtimin për ta ndihmuar financiarisht ekipin shkodran.

Dy janë mundësitë, që të investojë në formë sponsorizimi, ose të ndihmojë në gjetjen e një presidenti apo administratori tjetër.

I pyetur nëse do ta shpallte kampione Vllazninë, në sezonin e parë, ai u shpreh para medieve të pranishme në Shkodër se “nuk marrë shumë vesh nga futbolli, por në sezonin e parë kur një skuadër ndodhet pranë greminës, kjo nuk mund të arrihet lehtë. E rëndësishme është që Vllaznia të jetë ndër ekipet kryesore të vendit, siç edhe ka qenë,”- theksoi Tom Doshi.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: