PD hap procesin për kryetarin, zgjedhjet do të mbahen më 22 korrik

PD hap procesin për kryetarin, zgjedhjet do të mbahen më 22 korrik
Partia Demokratike ka hapur zyrtarisht procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë.

Nëpërmjet një vendimi që mban firmën e dy nënkryetarëve, Edi Paloka dhe Edmond Spaho bëhet e ditur se zgjedhjet do të mbahen më 22 korrik.

Vendimi cilëson hapjen e procesit zgjedhor për kryetar të PD-së, ku kandidaturat duhet të paraqiten deri në 2 korrik.

“Zgjedhjet do të zhvillohen në 22 korrik”, bën të ditur vendimi.

Ndërkohë, një ditë më parë kreu i PD-së Lulzim Basha nuk pranoi të jepte dorëheqjen por bëri të ditur ngrirjen e funksioneve të tij. /e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: