Perez: Nëse blejmë Mbappe, kush duhet të largohet nga Real Madrid?

Perez: Nëse blejmë Mbappe, kush duhet të largohet nga Real Madrid?
Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, i pyetur nëse ka vend te kampionët e Europës për Kylian Mbappe, tha se, “Ne nuk mund ta harrojmë se ç’ndodhi me Pogba. U tha sezonin e kaluar se ne donim të firmosnin me atë. Por ne nuk mund të harrojmë se kemi 24 lojtarë dhe vetëm 11 luajnë në fushë. Në këtë moment, kemi ekipin më të mirë në botë. Por në moshën 18-vjeç, pak lojtarë luajnë me Real Madrid.”

Ai shtoi se “Zidane po e ndjek lojtarin, sikurse bëri edhe me [Raphael] Varane”.

Ndërkaq yjet si Cristiano Ronaldo, Gareth Bale e Karim Benzema flitet se mund të largohen nga Real Madrid gjatë merakos së verës. Besohet se largimi i ndonjërit prej tyre do të krijonte mundësinë e blerjes së mundshme të yllit të Monaco, vlera e të cilit shkon te 100 mln euro.

Nga ana tjetër për lojtarin e Kombëtares së Francës, Mbappe, janë të interesuar edhe klube të ndryshme angleze, si United, Arsenal e Liverpool.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: