Plagosi shokun me armë pas konfliktit, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër

Plagosi shokun me armë pas konfliktit, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 26 vjeçar të shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një personi.

Në prangat e policisë ra  Mark Nikollin, banues në Gomsiqe dhe i dënuar më parë për “Armëmbajtje pa leje”.

Nikolli akuzohet për plagosjen me armë në këmbë të shokut të tij Fran Ndrecaj, ngjarje kjo e ndodhur me 17 qershor të këtij viti.

Të dy kanë qenë të ulur bashkë në tavolinë në një lokal në Vaun e Dejës dhe pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, Nikolli ka qëlluar me armë Ndrecaj.

Materialet shtesë në ngarkim të 26 vjeçarit Nikolli i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: