“Po punoj me ambasadën, jam kërcënuar në Shqipëri”, Alvesh largohet nga Flamurtari

“Po punoj me ambasadën, jam kërcënuar në Shqipëri”, Alvesh largohet nga Flamurtari
Braziliani Danilo Alvesh nuk do të kthehet më në Vlorë. Ai është larguar drejt Brazilit pas mbylljes së zezonit me Flamurtarin dhe në një postim në Facebook, nënvizon se është ndjerë edhe i kërcënuar, madje e ka denoncuar ngjarjen.

“Dua të sqaroj disa fakte, sepse po punoj me ambasadën time dhe avokatët e mi në Brazil, rreth kërcënimeve që kam marrë në dy javët e fundit.

“Uroj që herët a vonë Shqipëria të çlirohet nga njerëz që nuk e duan zhvillimin e futbollit dhe që njollosin emrin e Shqipërisë në botë.” “

“E di që njerëzit do të më paragjykojnë dhe do të japin opinionet e tyre. Do doja të shihja si do vepronin ata në vendin tonë, as atyre që përjetuam sezonin e fundit. Uroj që të bëhet më mirë. Shqipëria do të mbetet në zemrën trime, ashtu si shokët e mi të skuadrës dhe tifozët. Uroj që një ditë ta vizitoj Shqipërinë dhe të shoh që gjithçka ka ndryshuar,” ka qenë postimi i brazilianit të Flamurtarit, që ka përgëzuar shokët e ekipit për mbështetjen që i kanë dhënë si dhe tifozëve të shumtë vlonjatë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: